Gjumi
English ↓

Ndihmë

Nuk e gjen përgjigjen? Na shkruaj te ndihme@gjumi.app. Përgjigjemi zakonisht brenda 1–2 ditësh.

Pyetje të shpeshta

Si e shënoj gjumin?

Shtyp «Ra në gjumë» kur bebja fle dhe «U zgjua» kur zgjohet. Harrove? «Ra më parë…» ose «Ndrysho» e rregullon orën.

Si e di Gjumi kur i vjen sy gjumi?

Ditët e para përdor oraret tipike për moshën e bebes. Me çdo ditë të plotë, nga zgjimi në mëngjes deri te gjumi i natës, mëson ritmin e bebes tënde. Shiko edhe shenjat e lodhjes: fërkim i syve, gogësitje.

Kodi i hyrjes nuk më vjen

Kodi vjen nga kodi@gjumi.app brenda një minute. Shiko te «Spam» ose «Promotions». Një kod të ri mund ta kërkosh pas 60 sekondash. Kodi vlen 10 minuta.

Si e ndaj ditarin me partnerin?

Të dy duhet të hyni me email (Cilësimet → «Hyr me email»). Pastaj njëri shtyp «Ndaje me partnerin» dhe i jep tjetrit kodin 6-shkronjësh. Kodi vlen 24 orë dhe përdoret një herë.

Ndërrova telefon. Si e rikthej ditarin?

Nëse kishe hyrë me email, hyr me të njëjtin email në telefonin e ri dhe ditari kthehet vetë. Pa llogari, ditari ruhet vetëm në telefonin e vjetër. Mund ta ruash një kopje me «Ruaj një kopje (ndaj)» te Cilësimet.

Si e rikthej abonimin Gjumi Plus?

Te Cilësimet shtyp «Rikthe blerjet», me të njëjtin Apple ID ose llogari Google me të cilën e bleve.

Si e anuloj abonimin?

Te Cilësimet shtyp «Menaxho abonimin», ose në iPhone: Cilësimet → emri yt → Abonimet → Gjumi. Në Android: Google Play → Profili → Pagesat dhe abonimet. Anuloje të paktën 24 orë para rinovimit.

Si i fshij të dhënat?

Te Cilësimet: «Fshi të dhënat nga ky telefon» fshin ditarin nga telefoni. «Fshi llogarinë» fshin llogarinë dhe, nëse nuk ka njeri tjetër në familje, edhe kopjen në server. Lexo më shumë te Privatësia.

A është Gjumi këshillë mjekësore?

Jo. Parashikimet janë vlerësime. Për çdo shqetësim për shëndetin ose zhvillimin e bebes, fol me pediatrin.


Support

Questions, problems or feedback: ndihme@gjumi.app. We usually reply within 1–2 days.