Gjumi
English version ↓

Politika e privatësisë

Përditësuar më 26 tetor 2026

Shkurt: ditari i gjumit ruhet në telefonin tënd. Në server shkon vetëm ajo që zgjedh ti: llogaria me email (opsionale) dhe, te «Bashkë», një pseudonim për sa kohë je zgjuar. Nuk ka reklama, nuk ka gjurmim dhe nuk i shesim të dhënat.

Kush jemi

Gjumi është një aplikacion për ndjekjen e gjumit të bebes, i zhvilluar dhe i ofruar nga Shaqir Maliqi, i cili është përgjegjës (kontrollues) për të dhënat e përshkruara këtu. Për çdo pyetje rreth privatësisë na shkruaj te ndihme@gjumi.app.

1. Pa llogari: gjithçka mbetet në telefon

Emri dhe datëlindja e bebes, gjumi, ushqyerja dhe cilësimet ruhen vetëm në telefonin tënd. Ne nuk i shohim. Nëse e fshin aplikacionin ose shtyp «Fshi të dhënat nga ky telefon», fshihen.

2. Llogaria (opsionale)

Nëse hyn me email, ruajmë në server:

Nëse e ndan ditarin me partnerin, ai/ajo sheh të njëjtin ditar. «Fshi llogarinë» në Cilësimet fshin llogarinë tënde dhe, nëse nuk ka mbetur askush tjetër në familje, edhe kopjen e ditarit në server.

3. «Bashkë»: kush është zgjuar tani

Kur shtyp «Jam zgjuar», dërgohen vetëm: pseudonimi që zgjedh, qyteti (opsional), mosha e bebes në muaj (opsionale) dhe zona kohore. Nuk ka llogari: telefoni krijon një çelës të rastësishëm dhe serveri ruan vetëm hash-in e tij. Të tjerët shohin një id të rastësishme që ndryshon çdo herë, kështu që netët nuk lidhen me njëra-tjetrën. Dalja nga lista ndodh kur shtyp «Po shkoj të fle» ose 15 minuta pas aktivitetit të fundit, dhe atëherë rreshti fshihet.

Harta është opsionale («Më shfaq në hartë»). Vendndodhja merret me saktësi të ulët vetëm kur shtyp «Jam zgjuar», rrumbullakohet në telefon në një zonë rreth 10 km dhe të tjerët shohin vetëm një rajon rreth 50 km. Vendndodhja e saktë nuk largohet kurrë nga telefoni.

4. Abonimi Gjumi Plus

Pagesat i kryejnë Apple (App Store) ose Google (Google Play). Ne nuk shohim kurrë të dhënat e kartës. Për të ditur nëse abonimi është aktiv përdorim RevenueCat, që merr një id anonime të përdoruesit (ose id-në e llogarisë, nëse ke hyrë) dhe informacionin e blerjes nga dyqani.

5. Shërbimet që përdorim

Nuk përdorim analitikë, reklama ose rrjete sociale, dhe nuk i shesim apo ndajmë të dhënat për marketing.

6. Sa kohë i ruajmë

7. Të drejtat e tua

Mund ta eksportosh ditarin kurdo (Cilësimet), ta fshish nga telefoni dhe ta fshish llogarinë bashkë me kopjen në server. Ke të drejtë të kërkosh qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave dhe të ankohesh te autoriteti për mbrojtjen e të dhënave në vendin tënd. Na shkruaj te ndihme@gjumi.app.

8. Fëmijët

Gjumi është për prindërit. Të dhënat për bebën i shënon prindi dhe ato mbeten nën kontrollin e tij/saj.

9. Ndryshimet

Nëse e ndryshojmë këtë politikë, data më sipër përditësohet. Për ndryshime të rëndësishme të njoftojmë në aplikacion.


Privacy policy

Updated 26 October 2026

In short: your baby's sleep diary stays on your phone. Only what you choose goes to our server: an optional email account and, in “Bashkë”, a nickname while you're awake. No ads, no tracking, and we never sell data.

Who we are

Gjumi is a baby sleep tracking app developed and provided by Shaqir Maliqi, who is the controller of the data described here. For any privacy question, write to ndihme@gjumi.app.

1. Without an account, everything stays on the phone

The baby's name and birth date, sleep and feeding entries and your settings are stored only on your phone. We can't see them. Deleting the app or tapping “Fshi të dhënat nga ky telefon” erases them.

2. Account (optional)

If you log in with your email, the server stores:

If you share the diary with a partner, they see the same diary. “Fshi llogarinë” (Delete account) in Settings deletes your account and, if nobody else is left in the family, the server copy of the diary.

3. “Bashkë”: who's awake right now

When you tap “Jam zgjuar” (I'm awake), only the following is sent: the nickname you choose, an optional city, the baby's age in months (optional) and your time zone. There's no account: the phone creates a random key and the server stores only its hash. Others see a random id that changes every time, so nights can't be linked. You leave the list when you tap “Po shkoj të fle” or 15 minutes after your last activity, and the record is then deleted.

The map is opt-in (“Më shfaq në hartë”). Location is read at low accuracy only when you tap “Jam zgjuar”. It's rounded on the phone to an area of about 10 km, and others only see a region of about 50 km. Your precise location never leaves the phone.

4. Gjumi Plus subscription

Payments are handled by Apple (App Store) or Google (Google Play). We never see card details. To know whether a subscription is active we use RevenueCat, which receives an anonymous user id (or your account id, if you're logged in) and the purchase information from the store.

5. Services we use

We use no analytics, advertising or social media SDKs, and we don't sell or share data for marketing.

6. How long we keep data

7. Your rights

You can export the diary at any time (Settings), erase it from the phone, and delete your account together with the server copy. You have the right to request access, correction or deletion of your data and to complain to the data protection authority in your country. Write to ndihme@gjumi.app.

8. Children

Gjumi is meant for parents. Information about the baby is entered by the parent and stays under the parent's control.

9. Changes

If we change this policy, the date above is updated. We'll let you know in the app about significant changes.